2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

“Digjini vezoret e tyre, se po shtohen si minjtë”, burri arrestohet për shkak të thirrjeve raciste ndaj nxënëseve myslimane (Video)

Më të lexuarat

Një burrë në të 60-at e tij është arrestuar me dyshime për abuzime të rënda racore pasi një video u shfaq në internet dhe tregonte shpërthimin e tij racist ndaj nxënësve të reja myslimane pranë një shkolle, teksa kërkonte edhe sterilizimin e tyre i nxitur nga nazistët.

Burri i paidentifikuar u kap në Londër të hënën, pasi doli në internet sulmi i tij verbal.

Në video, një njeri mund të shihet duke përshkruar nxënëset, të veshura me shami me etiketime të ndyra dhe duke bërë thirrje që njerëzit të “djegin vezoret e tyre” në mënyrë që ato të mos “shtohen si minjtë”, përcjell gsh.

Video thuhet se është bërë jashtë shkollës Qendrore të Fondacionit për vajzat, në lindje të Londrës, një shkollë gjithëpërfshirëse për 11-18 vjeç.

https://twitter.com/siemaiqbal/status/1089228087722721280
Gjatë videos rreth dy minutëshe, agresori i referohet mjekut famëkeq Josef Mengele, i njohur ndryshe si ‘Engjëlli i vdekjes’, i cili kreu eksperimente të tmerrshme mjekësore me viktimat e Holokaustit, duke përfshirë sterilizimin e detyruar të grave hebreje duke përdorur kirurgji, rrezet x dhe kimikate.

Kryetari i bashkisë së qytetit, John Biggs dënoi abuzimin me akuza racore.

Të hënën, një protestë e heshtur u zhvillua jashtë shkollës për të treguar solidaritet me studentet që kishin qenë objekt i sulmit racist dhe islamofob.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit