Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje në Hamtramck të Michigan (SHBA), pasi zjarri që kaploi një shtëpi, i mori jetën e dy personave.
Zërat e sirenave zgjuan fqinjët e dy viktimave në orën 7:30 të mëngjesit, kur panë se shtëpia po digjej në flakë.
Zjarrfikësit gjetën trupat e dy viktimave të karbonizuara në katin e dytë të shtëpisë së përfshirë nga flakët.
Identitetet e viktimave ende nuk janë bërë të ditura zyrtarisht nga autoritetet e Michiganit.
Fqinjët për median amerikane thanë se shtëpia ishte zyrtarisht e pabanuar, por aty jetonte së paku prej dy vitesh një burrë i pastrehë me emrin Toni, të cilin ata e identifikuan se ishte rreth 40 vjeç dhe që kishte origjinë shqiptare.
Angela, një nëpunëse e Shërbimit Postar Amerikan, jeton në shtëpinë e afërt me këtë që është djegur për gati dy vjet.
Një nga zjarrfikësit i tha asaj se viktima ishte përpjekur të ngrohte pjesën e sipërme të shtëpisë për shkak të ftohtit.
Shtëpia nuk kishte energji elektrike apo ngrohje qendrore.
Temperaturat gjatë fundjavës u ulën shumë, 5-10 gradë Celsius.
“Ndjehem e tronditur, nuk e kuptoj si mundë të ç’kyçin dikë nga energjia elektrike dhe ngrohja qendrore. E di që ai kishte një djalë. Ka njerëz që vdesin nga i ftohti në Detroit dhe ka shumë njerëz të pastrehë”, deklaroi Angela.
“Përveç çatisë, shtëpia dukej e njëjtë si para zjarrit”, tha ajo.
Angela tha Toni nuk kishte një jetë normale dhe se ai ishte shumë i varfër.
“Ai ndonjëherë u kërkonte fqinjëve telefonin.
Një vit para zjarrit, dikush kishte vdekur nga një mbidozë e drogës në garazhin e shtëpisë”, tha ajo.
Angela theksoi se dikur në Hamtramck ka pasur shtëpi të bukura, sikur ajo që Toni jetonte, por tashmë ky vend është boshatisur.