Ndryshimet në qeverinë e kryeministrit Hashim Thaçit me një partneritet me partinë e Ramush Haradinajt besohet se do t’i paraprijnë momentit kur Prishtina zyrtare do të ulet në bisedime me Beogradin para përfundimit të këtij viti.
Nevoja për konsensuse të reja politike përfshirë veriun e Kosovës mund të lëvizë apo ndryshojë koalicionin aktual qeverisës, thonë njohësit e rrethanave politike, shkruan gazeta “Zëri”.
Sipas tyre, koalicioni aktual në mes Partisë Demokratike të Kosovës së kryeministrit Hashim Thaçi dhe Aleancës Kosova e Re, e biznesmenit Behxhet Pacolli, konsiderohet si i brishtë dhe pa fuqinë e nevojshme politike për t’i adresuar çështjet e mëdha politike, sikurse thuhet se do të jetë veriu i Kosovës.
Analisti politik, Imer Mushkolaj, thotë se Brukselit i nevojitet një koalicion më i fortë qeverisës me partitë që kanë dalë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (PDK-së dhe AAK) për të hyrë në dialog me Beogradin për veriun e Kosovës./Indeksonline/ Ndryshimet në qeverinë e kryeministrit Hashim Thaçit me një partneritet me partinë e Ramush Haradinajt besohet se do t’i paraprijnë momentit kur Prishtina zyrtare do të ulet në bisedime me Beogradin para përfundimit të këtij viti.
Nevoja për konsensuse të reja politike përfshirë veriun e Kosovës mund të lëvizë apo ndryshojë koalicionin aktual qeverisës, thonë njohësit e rrethanave politike, shkruan gazeta “Zëri”.
Sipas tyre, koalicioni aktual në mes Partisë Demokratike të Kosovës së kryeministrit Hashim Thaçi dhe Aleancës Kosova e Re, e biznesmenit Behxhet Pacolli, konsiderohet si i brishtë dhe pa fuqinë e nevojshme politike për t’i adresuar çështjet e mëdha politike, sikurse thuhet se do të jetë veriu i Kosovës.
Analisti politik, Imer Mushkolaj, thotë se Brukselit i nevojitet një koalicion më i fortë qeverisës me partitë që kanë dalë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (PDK-së dhe AAK) për të hyrë në dialog me Beogradin për veriun e Kosovës./Indeksonline/kohaislame