3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Diabeti

Më të lexuarat

Diabeti ne mjekësi Diabetes mellitus (DM) (nga greq. διαβαίνειν „depertoj“ dhe lat. mellitus – “mjalte”, në shqip njihet edhe si “sëmundja e sheqerit”) është emërtimi për një grup sëmundjesh të shkëmbimit të lëndëve dhe përshkruan shenjat kryesore dhe prejardhjen e tyre si: jashtëqitja e sheqerit në urinë. Në gjuhën mjekësore është një përcaktim për trazime të ndryshme të shkëmbimit të lëndëve, shfaqja e të cilit është një sasi e tepërt sheqeri në gjak. Shkaku është ose në mangësinë e insulinës, një insulinë ndjeshmëri (insulinë rezistence) ose të dyja.

Llojet

Sipas shkakut ka lloje të ndryshme diabeti, që sidoqoftë kanë lidhje të përbashkëta. Llojet më të zakonshme janë: diabetes mellitus tip I (quhej më parë diabet të rinjsh ose diabetes mellitus insulinë mvarës) karakterizohet nga rënia ose mungesa e prodhimit të insulinës diabetes mellitus tip II (quhej më parë diabet të rriturish, diabet që lidhet me dhjamosjen e njeriut, ose diabetes mellitus joinsulinor mvarës), qe karakterizohet nga rezistenca (qëndrueshmëria) e indeve trupore kundër veprimit insulinor, megjithëse zvogëlon tretjen e insulinës mund të ndodhë edhe bashkëjetesa me të.

Komplikimet

Diabeti është çrregullimi i metabolizmit që reflektohet në paraqitjen e sasisë jonormale të glukozës në gjak, si pasojë e rezistencës së qelizave të gjakut ndaj insulinës, apo si pasojë e sasisë së vogël të insulinës së tajitur nga pankreasi. Janë dy gjendje që mund të shkaktohet nga diabeti i sheqerit (diabetes mellitus): hiperglikemia (niveli i lartë i glukozës) dhe hipoglikemia (niveli i ultë i glukozës).
Në rast se pacienti nuk e ka mbajtur nën kontroll nivelin e glukozës në gjak, pasojat mund të jenë të shumta:
Probleme me këmbët, gjegjësisht gangrena që shpie edhe deri te amputimi i këmbës,
Nefropati, gjegjësisht sëmundje të veshkës,
Probleme me shikim gjer në verbim të plotë,
Komplikime në sistemin kardiovaskular, duke rritur gjasat për zhvillim të sëmundjeve të zemrës apo infarkt, etj.
Testi më i sigurt për përcjelljen e nivelit të glukozës në gjak është testi HbA1c, i cili tregon vlerën mesatare të glukozës në gjak për 3 muajt e fundit. Vijoni kontrollimet e meposhtme:
HbA1c ( 2-3 here/ vite), Mikroalbumin (1 here/vite), yndyra ne gjake (1 here/vite), shtypja e gjakut (1-2 here/vite), pesha ( gjdo vizite ), gjendjen e kembeve( 1 here/ vite), kontrollim te syve ( cdo 2 vite).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit