Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet, ku një gjysh mizor është arrestuar ditën e sotme pasi keqtrajtonte mbesat e tij, duke iu fikur cigaren në trup.
Policia e komisariatit nr.6, në Tiranë bën të ditur se ka arrestuar shtetasin Feim Almeta banues në Yrshek, me urdhër të prokurorisë së Tiranës, pasi akuzohet për dhunë psikologjike dhe fizike të ushtruar nga dy mbesave të tij S. Almeta dhe A. Almeta të moshës 4 dhe 5 vjeçe.
Denoncimi është bërë nëntorin e vitit të nga nëna e vajzave, e cila kishte konstatuar shenja djegie në fytyrën e të dyja vogëlusheve.
“Sipas denoncimit të bërë nëna e vajzave tregonte se ato kishin shenja në ballë, të shkatuar nga djegia me cigare. Ajo tha se ishte në proces divorci me bashkëshortin e të miturave dhe për shkak të konflikteve nëna e tyre largohej për të qëndruar tek prindërit e saj, ndërsa dy vajzat qëndronin në shtëpinë e prindërve të babait të tyre. Gjyshi i tyre akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike mbi to ndërsa i trembte duke u thënë fjalë të frikshme, thuhet në deklaratën e Prokurorisë.
Pas denoncimit të nënës së vajzave, Feim Almeta u mor në pyetje dhe më pas u la i lirë por ekspertiza tregoi se ai kishte djegur me cigare dy të miturat ndaj dhe prokuroria lëshoi për të urdhër-arrestin që u ekzekutua ditën e sotme. /Shekulli