Policia e Pogradecit ka bërë të ditur se ka arrestuar 57-vjeçarin me inicialet N.I., pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike, ndaj ish-dhëndrit të tij, shtetasit A.B., 41 vjeç, banues në Pogradec.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur ditën e shtunë në qytetin e Pogradecit, ndërsa shkaqet e saj janë ende të paqarta.
Sipas policisë, 57-vjeçari i arrestuar akuzohet për “Dhunë në familje”.