2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Dhunë, për futjen e veriut në bisedime

Më të lexuarat

Ashpërsimi i gjuhës politike të zyrtarëve të lartë shtetërorë të institucioneve serbe, përfshirë edhe atë të presidentit të ri serb, Tomisllav Nikoliq, në raport me veriun e Kosovës, ka për qëllim që kjo pjesë e vendit sa më parë të rrëshqasë drejt bisedimeve politike mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan gazeta Zëri.

Të paktën kështu i shohin deputetët kosovarë dhe analistët politikë reagimet që janë shpeshtuar së fundi nga Beogradi, dhe “tollovinë” e krijuar të premten nga qytetarët serbë, të cilët janë përpjekur që t’i pengojnë forcat e KFOR-it në misionin e tyre për heqjen e barrikadës në fshatin Rudar të komunës së Zveçanit.

Ndërkohë pas incidentit të së premtes, presidenti i ri i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, ka deklaruar se “është tejet e rëndësishme që të ndalet konflikti në Kosovë dhe të qetësohen qytetarët”.

“Secili i ka marrë detyrat nën juridiksionin e vet. Qeveria jonë duhet të flasë seriozisht me EULEX-in dhe UNMIK-un në lidhje me këtë. Kjo duhet të ndalojë sa më parë”, ka deklaruar ai.

Ndërsa Oliver Ivanoviq, nga qeveria në largim e Serbisë, ka shkuar aq larg sa që aksionin e KFOR-it e ka cilësuar si veprim shumë të rrezikshëm, ndërkaq, siç kanë raportuar mediet serbe, ai ka thënë se për secilën barrikadë të larguar nga KFOR-i serbët lokalë kanë vendosur nga dy të tjera./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit