Dhuna në Siri vazhdon për 21 muaj rresht.
Në zonat kufitare në veri të vendit në afërsi me Turqinë po zhvillohen luftimet e ashpra mes forcave të Esadit dhe atyre opozitare.
16 sirianë të plagosur në këto luftime u sollën në Hataj dhe Kilis të Turqisë për kurim.
Të plagosurit u shtruan në spitale vendore në këtë zonë.
Pavarësisht të gjitha ndërhyrjeve mjekësore një i plagosur sirian që ishte në gjendje të rëndë shëndetësore nuk arriti të mbijetoj. /trt/kohaislame