4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Dhoma e Ulët e Parlamentit zviceran nuk ndalon nikabin

Më të lexuarat

Dhoma e Ulët e Parlamentit zviceran ka hedhur poshtë kërkesën e kantonit Argau që në Zvicër të ndalohet bartja e nikabit, raporton AFP.Duke shpjeguar vendimin e Parlamentit, deputeti Igo Hiltpold, nga Partia Liberal-Demokrate e Zvicrës, ka thënë se nikabi nuk është problem në këtë vend.

“Bartja e nikabit për arsye fetare nuk paraqet problem në jetën e përditshme, pasi kjo praktikë nuk është aq e zakonshme në komunitetin mysliman të Zvicrës”, ka thënë Hiltpold.

Sipas tij, ndalesa e burkës do të ishte masë ekstreme, e cila do të mund të ndikonte negativisht te turistët myslimanë që vizitojnë Zvicrën.

Para një viti, dhoma e njëjtë e parlamentit ka votuar ndalesën e ngjashme, por Dhoma e Lartë e ka përmbysur vendimin/BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit