-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Dhjetra adoleshentë izraelitë, letër Netanjahut: refuzojmë hyrjen në ushtri për të luftuar palestinezët

Më të lexuarat

Një grup prej 63 adoleshentësh izraelitë kanë deklaruar publikisht se do të refuzojnë të përfshihen në ushtri, njoftoi Yedioth Ahronoth të enjten në mëngjes.

“Ne kemi vendosur të mos marrim pjesë në pushtimin dhe shtypjen e popullit palestinez”, shkruan ata në një letër dërguar kryeministrit Benjamin Netanjahu, shefit të Shtabit Gadi Eisenkot dhe ministrave të Mbrojtjes dhe Arsimit, duke shtuar se “situata e ;përkohshme’ është zvarritur për 50 vjet tashmë”.

“Ushtria po kryen politikën raciste të qeverisë, e cila shkel të drejtat themelore të njeriut dhe ekzekuton një ligj për izraelitët dhe një ligj tjetër për palestinezët në të njëjtin territor,” shkruan ata.

Ata janë kanë protestuar në letër gjithashtu për nxitje të qëllimshme institucionale kundër palestinezëve në të dyja anët e vijës së gjelbër’, duke iu referuar vijës së armëmbajtjes së vitit 1949 që ndan Izraelin nga Bregu Perëndimor.

“Ne nuk pranojmë të përfshihemi dhe të shërbejmë në ushtri duke u detyruar të jemi kundër vlerave të paqes, drejtësisë dhe barazisë, me dijeninë se ekziston një realitet tjetër që ne mund të krijojmë së bashku”, shkruan ata.

“Ne i bëjmë thirrje vajzave mosha tona që të pyesin veten, nëse do të punojë shërbimi i ushtrisë drejt këtij realiteti?”

Në fillim të dhjetorit, Ministria e Arsimit dhe IDF njoftuan se po punonin për një plan për rritjen e numrit të shtetasve që janë regjistruar për shërbimin ushtarak. Aktualisht, normat e regjistrimit janë duke u ulur dhe nivelet e braktisjes së këtij shërbimi përfshijnë shifrën prej 7,000 ushtarë meshkuj dhe femra çdo vit. /tesheshi.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit