9 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Dhjetëra mijëra izraelitë në protesta kundër Netanyahut

Më të lexuarat

Dhjetëra mijëra izraelitë kanë dalë në rrugët e kryeqytetit Tel Aviv, për të shprehur revoltën e tyre kundër kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, kundër të cilit është nisur një hetim për korrupsion, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kuadër të hetimeve, Netanyahu tashmë është marrë gjashtë herë në pyetje nga policia, ndërsa fundjavën e kaluar në rrugët e Tel Avivit kishin protestuar rreth 30.000 qytetarë, aq sa morën pjesë edhe në protestën e organizuar këtë fundjavë të titulluar “Shëtitja e turpit”.

Demonstruesit u tubuan në bulevardin “Rotschild”, ndërkohë që në duar mbanin pankartat me mbishkrimet “fund korrupsionit”, “nuk jemi majtistë, as djathtistë, por të drejtë”, “Shporru Netanyahu”, ndërkohë që nuk mungonin as brohoritjet në të cilat kërkohej burg për kryeministrin e Izraelit.

Qytetarët kundërshtojnë një projektligj të ri, me të cilin policisë i shkurtohen shumë autorizime, meqë sipas protestuesve, i njëjti është përpiluar për të shpëtuar Netanyahun nga hetimi për korrupsion.

Netanyahu nga ana e tij, javën e kaluar tha se projektligji nuk përfshin hetimet tashmë të nisura.

Ndryshe, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, akuzohet për mitmarrje nga afaristë të ndryshëm, se ka negociuar me disa media për të publikuar përmbajtje afirmative, ndërkohë që akuzohet edhe për korrupsion gjatë blerjes së disa nëndetëseve nga Gjermania.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit