1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Dhjetë të arrestuar për krim të organizuar dhe korrupsion

Më të lexuarat

Pas një hetimi mbi njëvjeçar departamenti special antikorrupsion nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, sot, në orët e hershme të mëngjesit ka bërë arrestimin e dhjetë personave të dyshuar nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale “krim i organizuar”, “keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autorizim zyrtar”, “dhënie e ryshfetit”, “marrje ryshfeti” dhe “ushtrim i ndikimit”.

Operacioni policor është realizuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës, me dyshimin e bazuar se të dyshuarit në bashkëveprim kanë kryer veprat penale të cekura më lart për përfitim personal apo të tjetrit në një proces të privatizimit, “Vala 34”, e tokës bujqësore 91 hektarë, në fshatin Muzakaj – Komuna e Obiliqit e administruar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit – i shitur për një milion e pesëqind mijë euro.

Sipas një komunikate për media të lëshuar nga Policia e Kosovës thuhet se “të dyshuarit duke vepruar nga pozita të ndryshme, si në institucione, AKP-ja, Drejtoria e Kadastrit – Obiliq, dhe të bizneseve duke i keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare dhe duke ndikuar te zyrtarë të tjerë në procesin e privatizimit ‘Vala 34’”.

Gjatë këtij operacioni policor, përveç arrestimit të të dyshuarve janë realizuar edhe një sërë kontrollesh në zyrat e punës, shtëpitë e banimit dhe objektet e tjera përcjellëse, me ç’ rast janë sekuestruar në cilësinë e dëshmive dhe provave materiale: një sasi dokumentacioni që lidhen me procesin e privatizimit në fjalë, pajisje elektronike, dy kompjuterë, 25 CD të ndryshme, dy telefona celularë, një pushkë mitraloz, një AK -47, një pushkë gjysmë automatike, një automatik tipi Hekler, katër pistoleta të tipave të ndryshëm dhe municion 130 copë të kalibrit të ndryshëm.

Pas realizimit të operacionit policor të dyshuarit janë arrestuar dhe sipas koordinimit të prokurorit të çështjes me gjyqtarin e procedurës paraprake të dyshuarit në fjalë do të dërgohen në gjykatën kompetente për procedim të mëtejmë.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit