8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Dhjetë mijë vende pune për sektorin e IT-së

Më të lexuarat

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Blerand Stavileci, ka thënë se sektorët e IT-së dhe bujqësisë janë potencialet kryesore të zhvillimit ekonomik.
Sipas tij, sektori i IT-së dhe ai i bujqësisë do ta zënë, nëse jo vendin e parë, atëherë do të jenë në mesin e vendeve të para, pasi kanë potenciale.
“Ne i kemi paraparë mbi 10 mijë vende të punës vetëm në sektorin e IT-së, kurse për sektorë të tjerë, besoj se, pasi ta bëjmë planin kombëtar të zhvillimit ekonomik, do të kemi orientime dhe përfundime të sakta në kuptimin e numrave”, ka thënë Stavileci.
Ministri i MZHE-së, Blerand Stavileci, në këtë intervistë për gazetën “Epoka e re”, ka deklaruar se zhvillimi ekonomik është i pamundur të parafytyrohet pa një furnizim stabil me energji elektrike.
Sipas tij, kapacitetet ekzistuese janë të limituara dhe, përveç kësaj, janë dhe të vjetruara.
“Ne e kemi ‘Kosovën A’, e cila që nga eksplodimi, i cili ndodhi vitin e kaluar, nuk është se mund t’u përballojë ritmeve të kërkesës për konsum. Sido që të jetë, ne e kemi pasur një vit të mirë dhe dimrin e kemi kaluar me furnizim të mirë, por me kalimin e viteve po vjetrohet, prandaj mund të kemi probleme në të ardhmen”, ka thënë Stavileci.
 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit