-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Dhjetë gjërat që i dallojnë njerëzit e suksesshëm

Më të lexuarat

Nuk brengosen për atë se çka mendojnë njerëzit për ta

Njëra nga preokupimet më të mëdha është edhe ajo se çka mendojnë të tjerët për ne. Ky preokupim është një humbje kohe, sepse kur e kuptojmë se sa pak të tjerët mendojnë për ne, atëherë do të pyesim veten pse e kemi quajtur  një problem të madh. Si do që të jetë mendimi i tjerëve për ju, ajo as nuk ju ndihmon as nuk ju dëmton.

Fokusohen në gjëra pozitive

Në jetë jeni të rrethuar edhe me gjëra pozitive edhe me ato negative. Është e vërtetë e hidhur se njerëzit janë të prirur që më shumë të shohin gjërat negative dhe kjo është arsyeje se pse kualiteti i jetës së tyre është shumë i ulët. Gjëja kryesore që duhet të bëni për të ndryshuar jetën është të fokusoheni në gjërat pozitive. Edhe pse kjo nuk është e lehtë, do të keni sukses vetëm nëse jetën e shihni nga perspektivë e madhe.

Janë mësuar të përballen me kritikat

Askujt nuk i vjen mirë të dëgjoj kritikat e bëra në llogari të tij, mirëpo, kritika ndonjëherë është ajo busulla që ju thotë se keni gabuar rrugën. E gjitha që duhet të mësoni është të ndryshoni qëndrimin tuaj sipas asaj dhe do të shihni se si do të keni sukses në jetë. Kritikat mund të jenë  aleati juaj më i mirë.

I zgjidhin çështjet primare

Gjithçka në jetë ndahet në gjëra të rëndësishme dhe të parëndësishme. Shumica gjithmonë i lënë primare për më vonë, vetëm nga ajo se ato gjëra nuk janë gjithmonë të  këndshme. Fokusoheni në momentin e tanishëm dhe zgjidhni gjërat imediate pa të cilat edhe ardhmja e largët nuk është e mundshme. Kështu do të arrini atë që doni.

Marrin veprime para tjerëve

Dallimi mes njerëzve të suksesshëm dhe të pasuksesshëm nuk është në veprimet e marra, sepse edhe të parët edhe të dytët janë aktiv. Dallimi është në atë se cili  fillon i pari. Andaj sa të jepet mundësia fillo, çdo moment i humbur është një dështim.

Kërkojnë të kalojnë veten

Suksesi juaj në është vetëplotësimin, por në vetëpërsosjen tuaj. Andaj, çdo ditë mundohuni të bëni diçka që deri tani nuk e keni bërë. Zgjeroni  rrethin e përvojave tuaja dhe do të shihni se në këtë mënyrë jeta juaj do të ndryshoj.

Nuk e humbin kontaktin me realitetin

Kur të bëni vizionin ardhmërisë sytë tuaj le të jenë të kthyer në dy drejtime. Me njërin sy shihni vizionin e ardhmërisë, ndërsa me syrin tjetër shihni të tashmen. Vetëm me një ekuilibër të dy pikëpamjeve mund të arrini ardhmërinë e dëshiruar duke mos e humbur kontaktin me realitetin.

I shërbejnë të mirës së përbashkët

Krahas të gjitha talenteve dhe aftësive tona, gjendet edhe një i cili është shumë më i fuqishëm  se sa mund të paramendojmë, ndërsa ai është – t’i shërbejmë të mirës së përbashkët. Kur e ndjeni se ajo që bëni është shumë e rëndësishme për botën, të gjitha talentet dhe aftësitë e juaja do të fillojnë të shumohen.

Nuk mendojnë për atë që nuk duan të ndodh

Mendimet tona (pjesërisht) caktojnë të ardhmen tonë. Andaj, asnjëherë mos mendo për atë çka nuk dëshiron të ndodh, por,  fokusohu në atë çka dëshiron. Nëse dëshiron të kesh sukses, atëherë, mos mendo për mossuksesin dhe humbjen e mundshme, sepse mendimet e juaja janë hapi i parë drejt së ardhmes së dëshiruar.

Marrin përgjegjësinë për jetën e vet

Njëra nga dhurata më të mrekullueshme që e posedon njeriu është përgjegjësia e tij. Përgjegjësia është pasojë e lirisë sonë. Ajo është një thirrje  që të mos fajësosh askënd për dështimin, por, përveshni mëngët dhe merrni përgjegjësitë tuaja. Pesha  e përgjegjësisë është proporcionale me peshën  e suksesit që do të arrini.

Burimi: Akos.ba

Përshtati: Arsim Dauti

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit