Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
1- Nuk do të pyetesh se cilin automobil ke vozitur.
Do të pyetesh sa herë je ndalur për ta marrë atë i cili (e cila) të ka ndalur dhe nuk ka pasur mundësi transporti.
2- Nuk do të pyetesh për madhësinë e shtëpisë tënde.
Do të pyetesh se sa njerëz i ke mirëpritur dhe gostitur në atë shtëpi.
3- Nuk do pyetesh për gardërobën tënde në dollap.
Do të pyetesh se sa persona i ke veshur ose mbathur.
4- Nuk do të pyetesh se sa ishte paga jote.
Do të pyetesh se ku dhe si e ke shpenzuar.
5- Nuk do të pyetesh se ku ke punuar.
Do të pyetesh sesi e ke bërë punën tënde.
6- Nuk do të pyetesh se sa miq ke pasur.
Do të pyetesh se për sa prej tyre ke qenë mik i sinqertë.
7- Nuk do të pyetesh se në cilën lagje ke jetuar.
Do të pyetesh se çfarë lloj komshiu (fqinji) ke qenë.
8- Nuk do të pyetesh për ngjyrën e lëkurës?
Do të pyetesh se çfarë mendimi ke pasur për të tjerët.
9- Nuk do të pyetesh për sa kohë e ke gjetur paqen dhe e ke njohur Zotin.
Do të çojnë në pallat në xhenet, dhe jo në zjarrin e xhehenemit, Inshallah.
10 – Nuk do të pyetesh se sa personave ua ke dërguar këto fjalë.
Do të pyetesh përse nuk ua dërgove atyre që ua do të mirën.
Pershtati: Miftar Ajdini