-0.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Dhimbjet shkruaji në rërë, ndërsa mirësitë skaliti në gurë

Më të lexuarat

Tregim rreth dy shokëve të ngushtë të cilët rastēsisht u takuan në shkretëtirë.

Duke ecur me orë të tëra, filluan të grinden.

Pas një kohe, njëri prej tyre e godet me grusht. Ai që mori goditjen u ndjejt shumë i prekur nga situata, por pa shtuar gjë, shkroi në rërë:
“Sot mora një goditje nga shoku im i ngushtë.”

Vazhduan rrugën derisa nuk arritën tek një oazë.

Vendosën të lahen pakëz. Ai që mori goditjen gati sa nuk u mbyt, por e shpëton shoku i tij.

Pasi erdhi në vete, skaliti në një gur fjalinë:

“Sot shoku im ma shpëtoi jetën!”

Shoku i cili e qëlloi shokun e tij të ngushtë i tha:

“Përse kur të godita e shkrove në rërë, ndërsa kur të shpëtova e skalite në gur?”

Shoku iu përgjigj:

“Kur dikush na bën ndonjë padrejtësi, duhet ta shkruajmë në rërë, ashtu që era ta fshijë atë, ndërsa kur na bën ndonjë mirësi, duhet skalitur në gur që të mos mund ta fshijë asgjë!”

MËSOHU QË DHIMBJET T’I SHKRUASH NË RËRË, NDËRSA MIRËSITË SKALITI NË GURE!

Përshtati: Lutfi Muaremi

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit