0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Dhimbjet që ju shkaktohen si pasojë e mungesës së vitaminës D

Më të lexuarat

Vitamina D është kruciale për shëndetin e përgjithshëm të trupit, pasi që ndihmon t’i mbajë të shëndetshëm muskujt, eshtrat dhe dhëmbët.

Kjo vitaminë nevojitet edhe për ta rregulluar sasinë e kalciumit dhe fosfatit në trup. Mungesa e vitaminës D mund të shpie në komplikime serioze

Sipas ekspertëve, ju mund të keni mungesë të vitaminës D nëse keni filluar të keni dhimbje të ndryshme në muskuj.

Ndonëse shkaktari i dhimbjes në muskuj ndonjëherë është i vështirë për t’u gjetur, sipas ekspertëve, një shkaktar i zakonshëm është mungesa e vitaminës D.

Më shumë se 70% e të gjithë njerëzve me dhimbje muskuj kanë mungesë të vitaminës D.

Kjo për shkak se mungesa e vitaminës D mund të shpie në një ndjeshmëri më të madhe të receptorëve në muskuj.

Tjerat simptoma të mungesës së vitaminës D përfshijnë ndjenjën e lodhjes së tepërt, sëmureni më shpesh se zakonisht dhe në përgjithësi keni më shumë dhimbje. /tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit