Dhimbjet e tmerrshme të qafës dhe shpatullave kanë një shpjegim që t’ju bëj të largoni telefonin e mençur nga duart.
Vertikalizimi i vertebrave
Këto quhen ndryshe probleme muskolo-skeletike dhe telefonat janë duke u kthyer në një problem të përhershëm. Nëse ju e mbani kokën ulur për të lexuar në ekranin e telefonit, në trupin tuaj ndodh ndërkohë ‘vertikalizimi i vertebrave’.
Është e vërtetë që zhvillimi i teknologjisë krijon nevojën dhe dëshirën për të qenë gjithmonë i përditësuar me të rejat më të fundit, mirëpo kjo po kthehet në një rrezik të vërtetë për shëndetin.
Një studim i kohëve të fundit tregon që përdorimi i aparateve smartphone është bërë vërtet shqetësues: 79% e popullsisë mes moshës 18 dhe 44 vjeç e përdor telefonin celular pothuajse gjatë gjithë kohës, me vetëm 2 orë pushim në ditë.
Veprimi që shkakton problemet është pikërisht animi që i bëjmë kokës për të pasur më të lehtë përdorimin.
Nëse ju e mbani kokën ulur për të lexuar në ekranin e telefonit, në trupin tuaj ndodh ndërkohë ‘vertikalizimi i vertebrave’. Pra qafa humbet harkun e saj natyral. Një gjë e tillë krijon tension të tepruar në shpatulla dhe qafë.
Pasojat shfaqen tek shumica e përdoruesve, por janë më të theksuara tek ata që qëndrojnë përpara kompjuterit.