2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Dhimbja e fytit, kura natyrale

Më të lexuarat

Midis shumë shqetësimeve shëndetësore që dimri sjell me vete, është edhe dhimbja e fytit, e përcaktuar nga viruset famëkëqij. Në farmaci gjenden shumë ilaçe, të cilat janë në gjendje ta kurojnë këtë sëmundje, por ka edhe shumë kura natyrale me të cilat mund të parandalojmë inflamacionin përpara se të përkeqësohet. Gjithsesi në çdo rast është mirë që të konsultoheni me mjekun tuaj të familjes, por ne ndërkohë po ju propozojmë disa zgjidhje të thjeshta dhe me efektivitet të provuar. Ja se cilat janë kurat natyrale për të kuruar dhimbjen e fytit:

Uthulla e mollës

Uthulla e mollës njihet për vetitë natyrale antibakteriale. Mund të pihet bashkë me një çaj të ngrohtë ose me një gotë ujë. Por mund të përdoret edhe për avull ose gargarë. Ajo heq dhe lehtëson inflamacionin në fyt.

Kanella

Kanella ka veti të shkëlqyera shëruese. Ju mund të përgatisni një çaj bimor me kanellë dhe piper, i cili do t’ju ndihmojë të qetësoni dhimbjet e fytit dhe të lironi rrugët e frymëmarrjes.

Limoni

Lëngu i limonit ka një aksion antibakterial natyral dhe mund të jetë i dobishëm për të dezinfektuar gojën dhe për të bërë gargarë në rastet e dhimbjes së fytit. Ju gjithashtu mund të përdorni një limonadë të përgatitur nga përzierja e lëngut të limonit me ujë të freskët.

Jamballi

Kjo është kura më e mirë e gjysheve kundër dhimbjes së fytit. Përtypja e shkopinjve të jamballit ndihmon fytin të qetësohet nga djegia dhe gjithashtu e lehtëson atë nga dhimbjet. Mund të përdoret në kombinim edhe me gjethe dafinash për përgatitjen e një infuzioni kurativ.

Vaj esencial eukalipti

Është një substancë me veti të forta mikrobe vrasëse. Përdorimi i tij rekomandohet në rastet e dhimbjes së fytit dhe të ftohjes. Me të mund të bëni gargarë duke hedhur disa pika në një gotë me ujë të ngrohtë.

Bima aromatike salvia

Edhe kjo bimë aromatike ka efekte shëruese, duke pasur veti baktericide natyrale. Gjethet e thata të saj zihen dhe me lëngun e përftuar përgatitet një pije, e cila mund të pihet dy ose tri herë në ditë. Nëse lëngun e lini të ftohet atëherë atë mund ta përdorni edhe për të bërë gargarë.

Borziloku

Kjo bimë aromatike ka disa përdorime. Vaji i saj esencial zbut kollën dhe ka funksion qetësues për dhimbjen e fytit. Për të bërë gargarë dhe për të dezinfektuar dhimbjen e fytit, merrni dy lugë borzilok të thatë, të shkërmoqur dhe përgatisni një infuzion.

Bima fieno greke

Ajo është një bimë mjekësore, e cila është përdorur që në kohërat e lashta, edhe për trajtimin e dhimbje të fytit. Posedon veti antiseptike dhe antiinflamatore dhe mund të përdoret për gargarë, duke marrë 12 gramë për 250 ml ujë.

Trumza

Ajo është një bimë mjekësore, gjethet e së cilës mund të përdoren për kurë. Ju mund të përgatisni një infuzion për gargarë, duke vënë 4 gramë gjethe të thata në 100 ml ujë. Në fillim atë lëreni në infuzion në ujë të valuar, më pas prisni që të ftohet.

Qepa

Së bashku me hudhrën ajo është konsideruar si një lloj antibiotiku natyral dhe antiinflamator. Zgjidhja më e mirë është të përgatisni një çaj bimor të bërë nga lëkurat e qepës: vendoseni në një tenxhere, filtrojeni dhe lëngun e përftuar lëreni të ftohet. Për të përmirësuar shijen shtojini dhe pak sheqer.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit