-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Dhia hëngri 20 mijë eurot që fermeri serb po i ruante për të blerë tokë

Më të lexuarat

Një familje serbe në pjesën qendrore të Serbisë ka mbetur në vështirësi financiare pasi një dhi e uritur ua hëngri paratë.

Me ëndrrën e parealizuar për ta zgjeruar fermën, pronari u hakmor duke ua shërbyer dhinë për drekë gazetarëve që erdhën për të raportuar rreth rastit të çuditshëm.

Familja Simiq nga Raniloviqi, fshat afër Aranxhelovaci në qendër të Serbisë, po ruante paratë për të blerë 10 hektarë tokë me qëllim që të zgjeronte fermën. Çdo gjë po shkonte për mrekulli, thotë familja, deri në momentin kur lanë paratë në tavolinë para se të takoheshin me shitësin e tokës dhe në momentin kur harruan ta mbyllnin derën e shtëpisë.

“U zgjuam herët dhe numëruam paratë sepse po vinte pronari i tokës. Vendosëm paratë në tavolinë me qëllim që ta nënshkruanim kontratën dhe t’ia jepnim paratë. Pastaj shkuam në kuzhinë për të ngrënë kafjall”, ka thënë Milena Simiq për Aranxhelovac Info, portal lokal i lajmeve.

“Vjehrri doli jashtë për të ushqyer lopët, si çdo mëngjes, por nuk e vërejti se kishte lënë derën e hapur. Ky ishte shkaktari i fatkeqësisë sonë”, ka thënë Simiq, transmeton Koha.net.

Njëra prej dhive të familjes që e thërrisnin Belka (Bardhoshja) hyri në shtëpi përmes derës së hapur dhe filloi të hante paratë e lëna në tavolinë.

“Kur dëgjuam zhurmën, burri doli dhe gati sa nuk pësoi sulm në zemër. Belka hëngri gati krejt paratë! Vetëm 300 euro kishin mbetur, pjesa tjetër ishte ngrënë ose shkoqur”, ka sqaruar Milena që nuk ndalej duke qarë.

“Belka na shkatërroi”, ka thënë Milena që tregon se burri i saj nuk ka folur asnjë fjalë qëkur dhia hëngri paratë.

Derisa Milena Simiq rrëfente ngjarjen për gazetarët lokalë, Belka po piqej në shporet. Familja Simiq vendosi të përballonte humbjet duke prerë dhinë dhe luti gazetarët që të qëndronin për drekë.

“Ishte shumë e shijshme”, ka raportuar Arandjelovac Info.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit