Ajo që ishte menduar të ishte dita më e lumtur e jetës së tyre u kthye në një moment të paharrueshëm. Çifti i ri kanadez Clayton dhe Brittany Cook ishin duke bërë fotografitë e martesës, kur syri u hasi në një djalosh të vogël që ishte duke u mbytur në lum.
Pa menduar aspak për jetën e tij, Zotëri Cook u hodh në ujë dhe e tërhoqi djalin e vogël në breg, duke ia shpëtur jetën. Pamjet nuk kishin si të dilnin ndryshe: Humane dhe dramatike, sic ishte edhe vet dita e tyre.
Sikur të mos ishte fotografi i dasmës, as ne mbase nuk do të shihnim këto pamje, të cilat tashmë janë bërë virale.