-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Detyrat e muslimanit ndaj jomuslimanit

Më të lexuarat

Muslimani duhet ta ftojë jomuslimanin të besojë Allahun. Ai duhet të përpiqet sa të mundet ti tregojë realitetin e fesë islame sipas njohurive që zotëron sepse një vepër e tillë konsiderohet si bamirësia më e lartë.

Thirrja për tek Allahu është bamirësia më e madhe që muslimani i dhuron bashkëatdhetarit të tij apo dikujt me të cilin takohet qoftë Jehudi, i krishterë apo idhujtar. Profeti ynë Muhamed ka thënë: Kush fton tek një vepër e mirë shpërblehet njëjtë si vepruesi i saj.

Kur dërgoi Aliun në Hajber e porositi që së pari ti ftojë Jehudët në fenë Islame duke i thënë: Pasha Allahu sikur Allahu nëpërmjet teje të udhëzojë qoftë edhe një person të vetëm kjo do të ishte më mirë për ty sesa devetë e kuqe.

Gjithashtu ka thënë: Cilido që udhëzon në një vepër të mirë do të shpërblehet po aq sa do të shpërblehen ndjekësit e tij  duke mos i pakësuar asgjë shpërblimit të tyre.

Ftesa e jomulimanit për tek Allahu, njoftimi i tij me fenë islame dhe këshilla për të qenë musliman i mirë është padyshim më e rëndësishmja e të rëndësishmeve dhe vepra më e mirë me të cilën afrohemi tek Allahu.

Muslimani kurrësesi nuk duhet ti bëjë padrejtësi jomuslimanit. Nuk duhet ta cënojë fizikish, as në pasuri e as në nder. Ai duhet ti japë atë që i takon çdo jomuslimani, qoftë ky jomusliman jehudi a i krishterë që jeton në vendet islame, person viziton vendet islame me leje apo jomusliman që qëndron në vendet islame me marrëveshje.

Muslimani nuk duhet ta cënojë jomuslimanin në pasuri duke e vjedhur, mashtruar apo me pabesi. Ai nuk duhet ta cënojë fizikisht duke e rrahur apo duke e vrarë, përderisa ky jomusliman jeton mes mulimanëve me detyrime të caktuara apo është person garantuar. Pra jomuslimani në këto raste është i paprekshëm.

Muslimani bashkëpunon me jomuslimanin në shitblerje, tregëti apo të tjera marëdhënie të ngjashme. Përcillet saktësisht se i Dërguari i Allahut ka blerë prej mohuesëve, adhuruesve të idhujve dhe prej jehudëve. Madje i Dërguari i Allahut vdiq dhe mburoja e tij kish mbetur peng tek një jehudi për një masë ushqimesh për familjen e tij.

Në lidhje me dhënien e selamit, muslimani nuk duhet të përshëndesë i pari por duhet ta kthejë përshëndetjen. I Dërguari i Allahut ka thënë: Mos i përshëndetni ju të parët Jehudët dhe të krishterët. Kur tu përshëndesin Ithtarët e Librit ju kthejani duke thënë: Gjithashtu dhe mbi ju. Muslimani pra nuk duhet të përshëndesë i pari një jobesimtar mirëpo nëse një Jehudi, një i krishterë apo dikush tjetër e përshëndet duhet ti përgjigjet duke thënë: Gjithashtu edhe mbi ju.

Fqinjësia e mirë. muslimani duhet të sillet mirë me fqinjin e tij jomusliman e të mos i shkaktojë atij asnjë mundim. Nëse fqinji i tij jomusliman është i varfër duhet ta ndihmojë ti dhurojë ç`të mundet dhe ta këshillojë atë për gjëra që janë në dobi të tij. Një sjellje e tillë mund të bëhet shkak që ai të pranojë fenë islame.

Fqinji ka të drejta mbi fqinjin e tij. i Dërguari i Allahut ka thënë: Xhibrili më porosiste vazhdimisht për fqinjin aq sa mendova se do ta bëjë pjestarë në trashëgimi. Ky hadith gjendet në dy sahihet, Buhari dhe Muslim. Kur një fqinj është jobesimtar meriton kundrejt muslimanit të drejtën e fqinjësisë dhe kur fqinji është jobesimtar dhe njëkohësisht një prej të afërmëve të muslimanit meriton dy herë; të drejtën e fqinjësisë dhe të drejtë e farefisit.

Një musliman fqinjit të tij jomusliman mund ti japë të holla dhe lëmoshë me kusht që të mos jenë pjesë e zekatit nëse fqinji i tij jobesimtar është i varfër. Allahu i madhërishëm thotë: Allahu nuk ju ndalon të silleni mirë dhe të jeni të drejtë ndaj atyre që nuk luftojnë kundër jush për shkak të fesë dhe që nuk ju dëbojnë prej shtëpive tuaja. Me të vërtetë, Allahu i do të drejtët. Surja Mumtehineh: 8.

Me hadith të saktë përcillet se Esma e bija e Ebu Bekrit, Allahu qoftë i kënaqur me të dy, tregon se e ëma e saj e cila ishte idhujtare erdhi ti kërkojë ndihmë në kohën që i Dërguari i Allahut kishte bërë marrëveshje paqeje me banorët e Mekës. Esma me këtë rast i kërkoi leje të Dërguarit të Allahu që ta ndihmonte.  I dërguari i Allahut i tha: Po, ndihmoje!

Përsa i përket festave të jobesimtarëve, muslimani nuk duhet të marrë pjesë në to. Ndërsa në raste fatkeqësish mund ti ngushëllojë duke i thënë: Allahu u dhëntë forcë në këtë fatkeqësi, e u dhëntë të mira pas saj e të tjera fjalë të mira ngushëlluese. Por nuk duhet të thotë Allahu e faltë apo Allahu e mëshiroftë nëse i vdekuri është jomusliman. Këto lutje nuk bëhen për një të vekur jobesimtar por lutet për atë që është gjallë që Allahu ta udhëzojë e ti sjellë të mira apo fjalë të tilla të  bukura.Dijetari i nderuar Abdulaziz ibn Baz (Allahu e mëshiroftë)Përktheu: Arjan Haskasa./Mesazhi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit