1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Detalet e masakrës në Korçë, Vrasësi: Kam një djalë jashtë martese

Më të lexuarat

Masakra në Korçë ka tronditur opinionin publik, ku xhelozia e çmendur e një 40-vjeçari, ka çuar në vrasjen e katër personave. Bashkim Latollari, autori i ngjarjes, i cili ka ekzekutuar me armë zjarri dy çifte bashkëshortësh, ka treguar në polici me detaje çfarë ndodhi natën e vrasjes dhe shkakun kryesor që çoi në masakrimin e dy familjeve, asaj Meçollari dhe Metollari.
Pikënisja e gjithë ngjarjes ka qenë një lidhje dashurie jashtëmartesore, e cila çoi dhe në këtë krim të katërfishtë. Ai ka thënë se dashuria për Danjelën, njëra nga viktimat, ka qenë pikënisja e ngjarjeve tragjike që do të pasonin.
“Danjelën e doja marrëzisht. Doja të martohesha me të, të bëja fëmijë dhe ajo duhej të ndahej nga i shoqi. Por, gjithçka u prish nga daja i burrit të saj. I mbushi mendjen që të prishte marrëdhënien me mua, të rrinte me Belimonin. Nuk e durova dot prishjen e lidhjes dhe ndaj i vrava. Fillimisht vrava Danjelën dhe burrin e saj. Nuk do të toleroja përgjegjësit e ndarjes me Danjelën”, ka rrëfyer në polici me pranga në duar Bashkim Latollari, transmeton Shekulli.
Madje ai pretendon se djali i dytë i çiftit Meçollari, aktualisht 4 vjeç është fryt i dashurisë së tij me Danjelën.
Çifti Belimon dhe Danjela Meçollari kishin dy djem të mitur një 6 dhe tjetrin 4 vjeç.

Reagon babai i Belimon Meçollarit: Dua drejtësi për vrasjen e djalit dhe të nuses
Babai i Belimon Meçollarit, njërit prej viktimave të masakrës së Korçës, ka reaguar ditën e sotme, duke kërkuar drejtësi për autorin e krimit të katërfishtë. Në një prononcim për mediat, Neki Meçollari ka rrëfyer traumën që kanë pësuar dy nipërit e vegjël, pas vrasjes së prindërve. Ai ka kërkuar drejtësi për vrasjen e djalit dhe nuses së tij, nga Bashkim Latollari.
“Djali me nusen u vranë në sy të dy fëmijëve të tyre dhe nipërit e vegjël janë terrorizuar nga ngjarja. Djali im nuk kishte konflikte as me nusen e tij dhe as me autorin. Dua drejtësi për ngjarjen, që i mori jetën djalit tim dhe nuses së tij” është shprehur Neki Meçollari.

Ngjarja
Masakra ndodhi në fshatin Gjonomadh, ndërsa autori i krimit, Bashkim Latollari ishte skeduar si kontingjent kriminal. Pasi është dorëzuar te kryeplaku i fshatit, ka marrë përsipër vrasjen e dy çifteve, Rexhep dhe Valentina Metellari 60 dhe 56 vjeç dhe Belimon e Daniela Meçollari mbi 30 vjeç, prindër të dy fëmijëve të mitur. Autori fillimisht mësohet se ka vrarë Rexhepin dhe Valentinën dhe më pas me të njëjtën armë krimi ka vrarë edhe nipin e Rexhepit, Belimonin dhe gruan e tij. Dyshimet e para lidhen me faktin se gjithçka ka ndodhur nga një lidhje, që mund të ketë ekzistuar mes gruas së re të vrarë dhe autorit, ndërsa policia mësohet se po heton edhe faktin që çifti i të moshuarve të kenë përdorur emrin e autorit si thashethem nëpër fshat për lidhjen me gruan e nipit.

[iframe width=”560″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/Qep3w486TCA” frameborder=”0″ allowfullscreen]
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit