1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Detajet e vrasjes/ Çifti u vra me 25 plumba, foshnja në makinë por shpëtoi

Më të lexuarat

Eshtë zbuluar foto e 30 vjeçarit Boran Berçama që mbeti i vrarë së bashku me bashkëjetuesen e tij brenda makinës së tyre në Shkodër.

30-vjeçari punonte polic në komisariatin e policisë në Pukë dhe ishte larguar nga forcat e rendit pas nisjes së vetingut. Krimi i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm kur të dy u qëlluan me 25 plumba në makinë në oborrin e pallatit ku jetojnë. Në makinë ka qenë edhe fëmija 1 vjeç.

Ekzekutimi i çiftit Bërçama ka ndodhur në hyrjen e pallatit të tyre në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, rreth orës 6:00. Kanë qenë fqinjët ata që kanë dëgjuar të shtënat dhe kanë lajmëruar policinë. Ata kanë gjetur fëmijën e mitur në pjesën e pasme të makinës, të trembur, po fatmirësisht pa asnjë dëmtim.

Duke parë skenën e krimit dhe 25-gëzhojat e gjendura në vengjarje, përjashtohet çdo mundësi që të kemi të bëjmë me një krim në familje. Policia dyshon se një atentat i këtij lloji mund të ketë qenë i mirëmenduar, dhe autori apo autorët ta kenë pritur çiftin derisa të futen në hyrjen e pallatit, ku kanë vënë në zbatim dhe planin e tyre./ LAPSI

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit