0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Dështon takimi me presidentin Thaçi, Kurti nuk ndodhet në Prishtinë

Më të lexuarat

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje nuk do të jetë në takimin e thirrur nga presidenti Hashim Thaçi për ditën e sotme, në të cilin parashihej që Albin Kurti të mandatohej për formimin e Qeverisë.

Këtë e kanë bërë të ditur nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Pak pas orës 11:00, në selinë e LVV, sot erdhi letra e Presidentit të Kosovës për një takim po ashtu sot në ora 13:30, me Kryetarin e LVV, Albin Kurti. Kryetari Kurti e ka sot të pamundur ta takoj Presidentin, meqenëse ndodhet jashtë Prishtinës. Ai do ta njoftojë së shpejti Presidentin për ditët e orët e mundshme të takimit”, është thënë nga kjo parti.

Ndryshe, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një shkrese zyrtare i është drejtuar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, duke e ftuar në një takim.

Në shkresën zyrtare është bërë e ditur se takimi do të mbahet gjatë ditës së sotme në orën 13:30, në kabinetin e Presidentit të Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit