4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Dështon nisja e raketës së Koresë së Veriut

Më të lexuarat

Shtetet e Bashkuara dhe disa vende aziatike thonë se Koreja e Veriut nisi një raketë me rreze të gjatë me tre faza, mëngjesin e sotëm, por u duk se pak pas nisjes së saj raketa u shpërbë dhe ra në mënyrë të parrezikshme në det.


Komanda Veriore e SHBA-së tha se ka të dhëna paraprake që tregojnë se faza e parë e raketës u rrëzua në Detin e Verdhë, 165 kilometra larg brigjeve të Koresë së Jugut. Komanda tha se edhe fazat e tjera të raketës u prishën para se të binin në ujë.
Ministri japonez i Mbrojtjes Naoki Tanaka tha se raketa duket të ketë fluturuar për rreth një minutë, duke arritur në 120 kilometra në ajër, para shpërbërjes së saj në katër copa.
Shtëpia e Bardhë menjëherë e dënoi nisjen, që besohet gjerësisht të jetë një test i raketave balistike. Në një deklaratë të lëshuar menjëherë pas lëshimit të raketës, një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se ky veprim “provokues” i Koresë së Veriut kërcënon sigurinë rajonale, shkel ligjet ndërkombëtare, dhe bie ndesh me angazhimet e saj të fundit.
Koreja e Veriut e lëshoi raketën në orën 07:39 të mëngjesit me orën lokale.
Pheniani ka thënë se qëllimi i raketës ishte vendosja në orbitë e një sateliti për motin.
Këshilli i Sigurimit pritet të diskutojë në një seancë mbi situatën në Korenë e Veriut dhe mbi një përgjigje të mundshme ndaj aktit provokues. /BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit