2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Dështon komploti kundër Rezervave Federale, komploti ishte kurth nga FBI

Më të lexuarat

Një person nga Bangladeshi është paraqitur në një gjykatë në New York, nën dyshimet se është përpjekur që të përdorë një armë të shkatërrimit në masë.

Policia arrestoi Nafis Quazi-n, derisa ai përpiqej të shpërthente një furgon të mbushur me eksploziv të rrejshëm, jashtë ndërtesës së Rezervave Federale në New York.

Ai u arrestua në një operacion të fshehtë të FBI-së.

Komisioneri i Policisë së Nju Jorkut, Ray Kelly tha se 21-vjeçari Nafis ishte i vendosur që të kryente një akt terrorist.

“Ky individ ardhur këtu me qëllim që të kryejë një akt terrorist. Ai erdhi në janar të këtij viti, mori një vizë studentore nën pretekstin e të qenit student në një kolegj në Misuri. Ai erdhi këtu me qëllim që të kryejë një lloj xhihadi në Shtetet e Bashkuara. Ai shkon në bursën e Nju Jorkut, e sheh se atje ekzistojnë masat të rrepta sigurie dhe e zhvendos objektivin te Banka e Rezervave Federale”, u shpreh Kelly.

Zyrtarët thonë se komploti asnjëherë nuk paraqiste rrezik.

Eksplozivët e rremë u siguruan nga FBI, e cila e kishte monitoruar Nafisin, që nga ardhja e tij në Shtetet e Bashkuara, në muajin janar me një vizë studentore.

Prokurorët thanë se Nafis ishte përpjekur të rekrutojë njerëz të tjerë, njëri prej të cilëve doli të jetë agjent i fshehtë i FBI-së.

Prokurorët thanë se Nafis kishte lidhje me Al-Qaedan jashtë shtetit, dhe kishte kërkuar që ta ngriste një celulë terroriste në Shtetet e Bashkuara.

Nafis kishte regjistruar një video me një deklaratë në të cilën kishte thënë se “ne nuk do të ndalemi derisa ta arrijmë fitoren ose martirizimin.”

Një gjykatë federale në Bruklin ka urdhëruar paraburgimin e tij pa mundësi lirimi me kusht.

Nafis nuk është deklaruar në lidhje me akuzat. Avokati i tij nuk ka bërë komente jashtë gjykatës./rel

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit