3.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Deshton Këshilli i Sigurimit

Më të lexuarat

Përpjekjet për zgjidhjen e konfliktit në Siri janë futur në një rrugë pa krye. Ndërkohë që i dërguari i OKB-së, Kofi Annan dha dorëheqjen, fuqitë me të drejtë veto në KS fajësojnë njëra tjetrën. Në Siri sundon dhuna.

Pas tërheqjes së të dërguarit të KB me Sirinë, Kofi Annan mundësia për t’i dhënë fund konfliktit u bë edhe më e largët. Anëtarët në Këshillin e Sigurimit të KB fajësojnë njëri tjetrin për dështimin e Annanit në përpjekjet e tij të ndërmjetësimit. 193 vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara duan të nxjerrin në Asamblenë e Përgjithshme një tekst që të dënojë ashpër gjakderdhjen që Presidenti Bashar al-Assad i ka shkaktuar popullit të tij. Megjithatë një rezolutë e tillë nuk parasheh masa dënuese kundër regjimit të Assadit, raporton DW.

“SHBA bëjnë përgjegjëse Rusinë dhe Kinën për tërheqjen e Annanit. Vendimi bën të qartë dështimin e të dy vendeve për të përkrahur rezoluta të rëndësishme kundër pushtetmbajtësit sirian, të cilat mund të kishin hapur rrugën për planin gjashtë pikësh të Annanit”, tha zëdhënësi i qeverisë amerikane, Jay Carney. Ministri gjerman i Jashtëm Guido Westerwelle theksoi se “ka ardhur koha” që Rusia dhe Kina të mos përkrahin më regjimin e Assad-it.

Kurse Rusia bëri indirekt përgjegjës për dorëheqjen e Annanit, përkrahësit e kundërshtarëve të regjimit.

“Ai është një ndërmjetësues i sinqertë ndërkombëtar, por ekzistojnë njerëz që duan ta largojnë atë nga loja, për të patur dorë të lirë për përdorimin e dhunës”, shkruan në twitter zëvendësministri i Jashtëm rus, Gennadi Gatilow.

Kina përkrah një zgjidhje politike në Siri. Kina është e hapur për çdo lloj propozimi, tha në Pekin zëdhënësi i ministrisë së Jashtme, Hong Lei.

Sekretari i Përgjithshëm i KB, Ban Ki-moon, foli për zgjatjen e prezencës së KB në Siri edhe pas mbarimit të afatit të misionit të vëzhgimit më 19 gusht. Kërkimi për një pasardhës të Annanit ka filluar tashmë.

Në Siri luftimet vazhduan edhe ditën e premte. Në metropolin ekonomik Aleppo trupat qeveritare dhe rebelët janë duke u armatosur për betejën vendimtare.

“Në Aleppo ne shohim si po ngrihet një makineri ushtarake që na bën të besojmë se lufta vendimtare është duke u përgatitur”, tha nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Herve Ladsous. Por, edhe në Damask janë duke u dëgjuar shpërthime të tjera. Në qytetin Hama, në Sirinë qendrore trupat qeveritare duhet të kenë ushtruar një masakër. Mes 62 viktimave të lagjes Al-Arbain ndodhen edhe fëmijë dhe gra, bënë të ditur komitetet e koordinimit lokal.

Edhe nga Damasku u njoftua për të shtëna kundër një kampi palestinez refugjatësh. Sipas të dhënave të aktivistëve janë vrarë disa vetë. Kush është përgjegjës për të shtënat kundër kampit në Jarmuk, në jug të kryeqytetit sirian, është e paqartë. Në koloninë e refugjatëve, kampin më të madh palestinez në Siri, jetojnë sipas të dhënave të KB 148.500 vetë.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit