0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Dështojnë kolonët çifut në përpjekjen për të kryer rituale Talmudike në xhaminë Al-Aksa

Më të lexuarat

Dhjetëra kolonë hebrenj sot kanë hyrë në kompleksin e xhamisë Al-Aksa në Jerusalemin e pushtuar Lindor, raporton Anadolu Agency (AA).
 
“Me mbështetjen e policisë izraelite të paktën 35 kolonë hebrenj u futën në xhaminë Al-Aksa përmes portës Al-Mugharbeh. Përshkuan kompleksin, duke kaluara nga xhamia Al-Qibal dhe Al-Marwan, dhe duke dalë përmes portës Al-Rahmeh”, tha për AA drejtori i Kompleksit Al-Aksa, Sheikh Omar al-Qiswani.
 
Kolonët hebrenj u përpoqën për të kryer ritualin Talmudikë pranë xhamisë kube, por u penguan nga pjesëtarët e besimit islam. Për muslimanët, Al-Aksa është një nga tre vendet e shenjta në botë, pas Qabes në Mekë dhe Xhamisë së Profetit Muhamed në Medine.
 
Vendin ku ndodhet xhamia Al-Aksa, hebrenjtë e konsiderojnë si Tempulli i malit, ku sipas tyre, dikur ndodheshin dy tempuj hebrenj. Izraeli ka pushtuar Jerusalemin lindor gjatë luftës së vitit 1967. Qyteti i shenjtë ishte aneksuar në vitin 1980 dhe u shpall si kryeqytet i shtetit hebre, i cili asnjëherë nuk është njohur nga komuniteti ndërkombëtar.
 
Vizitat e udhëheqësit izraelit, Ariel Sharon në kompleksin Al-Aksa gjatë vitit 2000, filloi “intifadën e dytë”, kryengritjen popullore kundër pushtimit izraelit, pas së cilës mbetën të vrarë mijëra palestinezë.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit