1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Dëshmitari shqiptar në gjykimin e Oliver Ivanoviqit: Ka kaluar kohë e gjatë, nuk më kujtohet!

Më të lexuarat

Në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, ku po gjykohet lideri serb Oliver Ivanviq, sot ka dëshmuar Xhemshit Smajli.

Sipas mediave serbe, dëshmitari në pjesën më të madhe të dëshmisë së tij nuk e ka përmendur Ivanoviqin dhe nuk ka vërtetuar nëse ai u ka thënë shqiptarëve të shkojnë në Shqipëri.

 

Ai e ka përmendur Ivanoviqin duke sqaruar se la dëgjuar se një Ivanoviq është ai që ose është përzier ose ka urdhëruar të vriten shqiptarët, por e ka kuptuar tek një vit më vonë se bëhet fjalë për Oliverin.

 

Smajli, në pyetjen e prokurorit dhe mbrojtjes, shpesh është përgjigjur me “ka kaluar kohë e gjatë” dhe “nuk më kujtohet”, ndërsa për dallim nga dëshmitari Isa Mustafa, konfirmoi se në mesin e paramilitarëve në atë kohë e ka njohur vetëm një serb.

 

Gjykimi kundër Ivanoviqit dhe katër serbëve tjerë që akuzohen për krime luftë do të vazhdojë të hënën ku pritet që të dëshmojë dëshmitari Muhamer Llapashtica.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit