Ish-polici i Ferizajit, i cili pretendon se ka qenë pjesë e ekipit që ka vendosur eskplozivin në lokalin “Sekiraça”, ka treguar se kolegë të tij të rajonit të Ferizajit i kishin vendosur një revole të ndryshkur në veturën e Enver Sekiraçës në bagazhin e veturës.
Këtë e kishim bërë për ta “kapur” Sekiraçën. Duke e parë se fjala e tij do të ishte pa ndikim, sipas dëshmitarit, shoku i Sekiraçës e kishte pranuar se arma ishte e tij, shkruan koha.
Ai ka thënë se në vitin 2006, kur ishte ndalur nga Policia në Ferizaj, Besnik Hasanaj ia kishte dhënë një revole të vjetër Bejtullah Mehmetit, i cili ia kishte futur Sekiraçës në veturë.
“Ata e kishin pastruar paraprakisht pistoletën nga shenjat e gishtërinjve, nëse më kujtohet saktësisht. Pasi që A.A. kishte arritur në stacionin policor, pas arrestit ajo ishte aty edhe më herët, por unë nuk e kam parë dhe pastaj hetimi shkoi në njësinë rajonale hetuese, i cili kërkoi që të udhëzohej kontrollimi i veturës” ka thënë dëshmitari./Indeksonline/kohaislame