Hyrja e zyrtarit shtetëror serb, Aleksandër Vulin në Kosovë pa marrë leje nga autoritetet shtetërore vlerësohet si shenjë e dobësisë së shtetit “pa mbikëqyrje ndërkombëtare”.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi vlerëson se ky rast dëshmon se autoritetet nuk janë në gjendje që të veprojnë, edhe pse tash nuk ekziston e ashtuquajtura mbikëqyrje ndërkombëtare.
Edhe nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi ka deklaruar për “Tribuna Shqiptare”, se autoritetet shtetërore duhet që t’i thonë stop hyrjes së zyrtarëve të shtetit serb, të cilët punojnë për destabilizimin e vendit. /Telegrafi/kohaislame