Një ditë pasi Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel, tha se shërbimi informativ amerikan beson se regjimi i Sirisë përdorë armë kimike, për të njëjtën temë është deklaruar edhe Britania e Madhe.
Në YouTube në ndërkohë është shfaqur xhirimi për të cilin thuhet se e kanë bërë mjekët sirianë e në të cilin shihen viktimat e sulmeve me armë kimike.
Ka dëshmi të kufizuara por në rritje se forcat qeveritare siriane përdorin armë kimike, tha sot Kryeministri britanik, David Cameron, duke shprehur pajtim me Shtëpinë e Bardhë se këto informata mund të jenë “pika që do ta derdh gotën” në marrjen e vendimit për intervenim ndërkombëtar.
Hagel, gjatë një vizite në Emiratet e Bashkuara Arabe, tha se dyshohet se kundër kryengritësve sirianë përdoret helmi sarin. Autoritetet amerikane ka kohë që përmendin se përdorimi i këtyre armëve mund të jetë pretekst për intervenim ushtarak perëndimor në Siri. /kohaislame