4.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Dëshiroj shumë që me shokët e mi të jem ashtu siç ishte ai (Ibn Tejmija) me armiqtë dhe kundërshtarët e tij

Më të lexuarat

Disa kohanikë të tij më me famë thoshin: Dëshiroj shumë që me shokët e mi të jem ashtu siç ishte ai (ibn Tejmija) me armiqtë dhe kundërshtarët e tij.
Ibn Kajjimi vazhdon: “Kurrë nuk e kam dëgjuar të lutej kundër ndonjërit prej armiqve e kundërshtarëve të tij. Përkundrazi, ai lutej për ta. Një ditë, i erdha dhe e përgëzova me vdekjen e njërit prej armiqve më të mëdhenj të tij, i cili e fyente dhe e lëndonte më së shumti. Mirëpo, ai më qortoi, mi zuri për të mëdha fjalët e mia dhe tha: “Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi!” Pastaj, menjëherë u ngrit dhe shkoi tek familja e të vdekurit që t’i ngushëllonte dhe u tha: “Prej sot e tutje, për ju, unë jam në vend të tij. Për çdo gjë që keni nevojë, unë do t’ju ndihmoj”, si dhe fjalë tjera të ngjashme me këto. Familja u gëzuan, u lutën për të dhe respektuan shumë këtë gjest nga ana e tij. Rahimehullah dhe qoftë i kënaqur me të!

“Medarixh Es-Salikin” – Ibn Kajjim el-Xheuzije

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit