3.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Desh na mbyti Serbi, e Serbia se ka gajle për të!

Më të lexuarat

Mungesa e gatishmërisë e institucioneve të sigurisë së Serbisë për të bashkëpunuar me institucionet e sigurisë së Kosovës po vërehet në shumë fusha, thonë zyrtarë hetues kosovarë.
Mirëpo, kjo mosgatishmëri po reflektohet edhe në rastin e Slobodan Gavriq, serbi i cili në mbrëmjen e 25 dhjetorit të vitit të kaluar u kap me 12 kilogramë eksplozivë në lagjen Arbëria në Prishtinë, jo shumë larg Ambasadës Amerikane, shkruan Kallxo.com
 
Gavriq po qëndron në paraburgim ndërsa ndaj tij rëndojnë dyshimet për përgatitje të sulmit terrorist në Prishtinë.
Drita Hajdari, prokurore e rastit të Slobodan Gavriq, tha gjatë tryezës së organizuar nga BIRN dhe GSJP kritikoi Serbinë për mosbashkëpunim në zbardhjen e këtij rasti.
 
“Për shkak të hetimit që është në përfundim e sipër, unë nuk mund të ju them shumë mirëpo ajo çka mund të ju them është se mungesa e bashkëpunimit me Republikën e Serbisë do të reflektohet edhe në këtë rast”, tha prokurorja Hajdari, raporton Kallxo.com
 
Hajdari ka edhe një shqetësim tjetër lidhur me ketë rast.
 
“Kjo paraqet një shqetësim serioz të prokurorisë sepse personi i quajtur Slobodan Gavriq është në paraburgim por kush na garanton që sot ose nesër, ai ose ata që e kanë dërguar Gavriqin në Kosovë, nuk do të tentojnë të bëjnë diçka të tillë me ndonjë person tjetër”, ka thënë ajo.
 
Hajdari, gjatë këtij diskutimi, ndër tjera, tha se bashkëpunimi policor ndërkombëtar paraqitet si parakusht për luftën e suksesshme kundër kriminalitetit./Indeksonline/
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit