Rreth 40 për qind e popullsisë së botës, përkatësisht 2.7 miliardë njerëz, do të kenë qasje në internet deri në fund të vitit.Unioni
Ndërkombëtar i Telekomunikimit thotë se pa lidhje interneti janë rreth 1.1 miliard familje në botë, ndërsa 90 për qind e tyre janë në vendet në zhvillim.
Por, sipas kësaj organizate, pothuajse i gjithë planeti ka qasje në telefoninë mobile – me 6.8 miliardë abonentë.
Koreja e Jugut, për të tretin vit me radhë, është e para në botë për lidhjen me internet, transmeton REL.
Pas saj radhiten Suedia, Islanda, Danimarka, Finlanda dhe Norvegjia./kohaislame