1.6 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Dërgesat ushtarake të SHBA-ve ndaj PYD/PKK-së

Më të lexuarat

Dje në mbrëmje nga baza ajrore e SHBA-ve në Rumejlan të rajonit Haseke janë nisur 70 maune të cilat transportonin pajisje ushtarake dhe armatime

HASEKE/ANKARA (AA) – SHBA-ja me pretendimin e luftës kundër DEASH-it vazhdon ndihmat e saj ushtarake për organizatën terroriste PYD/PKK në Siri. Bashkë me dërgesën e ditës së djeshme, afërsisht për 3 javë janë dërguar gjithsej 218 maune ndaj elementëve të organizatës në veri të Rakka-s, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga gazetari i AA-së në Haseke, mësohet se dje në mbrëmje gjatë orës 22.00 nga baza ajrore e SHBA-ve në Rumejlan të rajonit Haseke janë nisur 70 maune të cilat transportonin pajisje ushtarake dhe armatime.

Në maunet e drejtuara në rajonet periferike në veri të Rakka-s krahas autoboteve, automjeteve 4×4 është vërejtur se për herë parë janë transportuar edhe rulotë.

Pasi presidenti amerikan, Donald Trump, autorizoi armatosjen e organizatës terroriste PYD/PKK, bashkë me dërgesën e fundit që nga 15 maji është kryer një dërgesë prej 218 maunesh në 4 herë të ndryshme.

Sipas dokumentit që gazetari i AA-së ka marrë nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes (Pentagon), theksohet se në listën e armëve që do t’iu jepen grupeve në Siri brenda të cilëve ndodhen edhe PYD/PKK-ja përfshihen 12 mijë pushkë të markës kallashnikov, 6 mijë armë automatike, 3,500 armë të rënda automatike, 3 mijë copë RPG-7 prodhim amerikan si dhe 1000 copë anti-tank AT-4 prodhim amerikan ose SPG-9 prodhim rus. Gjithashtu në të njëjtin kuadër do të jenë edhe 235 predha topi të kalibrave të ndryshëm, 100 pushkë snajper, 450 copë dylbi të tipit PV-7 për pamje nate si dhe 150 copë ndriçues lazer me infra të kuqe.

Në fillim të javës Pentagoni kishte deklaruar se për herë të parë i kanë dërguar armë të lehta dhe automjete ushtarake PYD/PKK-së dhe se në kuadër të luftës kundër DEASH-it do të vazhdonin mbështetjen ndaj organizatës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit