6.1 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

“Der Standard”: Serbia duhet të mbahet nën presion

Më të lexuarat

Nuk ka asnjë dyshim se Qeveria e re e Serbisë do të synojë të dëshmohet si properëndimore dhe se shtetet e Perëndimit që e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës do të bëjnë presion ndaj Beogradit. Por, nëse nuk “dozohet ky presion si duhet”, Serbia mund të kthehet në drejtim tjetër, vlerëson ditorja vjeneze “Der Standard”.

Me rastin e zgjedhjes së qeverisë së re, gazeta shton se përbërja e re, më shumë se ajo paraprakja, do të investojë përpjekjet e saja për ta dëshmuar orientimin pro-evropian në mënyrë që Serbia të pranohet si partnere e barabartë nga Perëndimi.

“Para së gjithash ndaj çështjes së Kosovës, por edhe ndaj Bosnjës”, vlerëson ditorja. “Gjithashtu, nuk ka asnjë dyshim se vendet e BE-së e që njohën pavarësinë e Kosovës, si dhe SHBA-të, do ta shfrytëzojnë këtë. Mirëpo, nëse nuk dozohet presioni perëndimor, Serbia mund të shkojë në një drejtim tjetër”.

“Der Standard” shkruan se kryeministri serb, Ivica Dacic, ka nevojë për para, ndërsa ato para i ofron Rusia.

“Serbia ka nevojë për investime të huaja, e rusët janë këtu. Nëse Serbia, siç ishte rasti me industrinë e naftës, ia shet rusëve elektro-industrinë, Moska do ta kontrollojë energjinë e tërë shtetit”, thekson gazeta, duke shtuar se atëherë është njëjtë nëse Serbia i fillon bisedimet për anëtarësim në BE apo nëse do të mbetet kandidat i përhershëm.

“Der Standard” vlerëson se, duke e ditur rrugën e deritashme të Dacicit, nuk ka asnjë dyshim se ai do të marrë gjithçka parasysh vetëm e vetëm që të mbetet në pushtet.

Gjithashtu, gazeta cekë mediat perëndimore të cilat cekin se – përkundër të gjitha shpjegimeve të kryeministrit Dacic se nuk ka kthim në luftën e viteve ’90 dhe se integrimi evropian është prioritet i qeverisë së re – ai ishte zëdhënës i Slobodan Milosevicit si dhe partneri kryesor i qeverisë së re të “ultranacionalistes SNS, e cila para tri vitesh, brenda natës u shndërrua në parti pro-evropiane”. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit