-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Labinotë Demi- Murtezi: Deputetja e parë e Kosovës e cila vizitoi ‘Lagjen e Trimave’

Më të lexuarat

Labinotë Demi- Murtezi, deputete e Partisë së Drejtësisë, tha sot se Kosova si shtet ka mundësi të ndërmarrë hapa konkretë për t’i ndihmuar qytetarët shqiptarë në Kumanovë.
 
Ajo është deputetja e parë e Kosovës e cila vizitoi ‘Lagjen e Trimave’ në Kumanovë në të cilën 10 ditë më parë pati përleshje të armatosur ndërmjet forcave policore të Maqedonisë dhe një grupi të armatosur të shqiptarëve.
 
Demi- Murtezi tha se e kupton hezitimin e Kuvendit si institucion për të folur për këtë çështje në këtë fazë.
 
“Jam e vetëdijshme se duhet të jemi të përmbajtur përkohësisht për të mos i penguar le të themi hetimet rreth rastit, mirëpo gjendja e atyre qytetarëve të lënë komplet pas dore nuk pret. Ju mungon ushqimi, veshmbathjet, ilaçet e çka jo tjetër. Ngase mbi tridhjetë shtëpi ishin shkatërruar të tëra e shumë të tjera ishin tepër të dëmtuara”, tha ajo sot në seancën e Kuvendit të Kosovës.
 
“Era shkrumb gjithandej ua zinte frymën, ata tashmë kishin filluar t’i largonin vetë pjesën e dëmtuara të shtëpive të tyre. Frika për ndonjë sëmundje ngjitëse ju rrinte mbi kokë, andaj konsideroj se Kosova si shtet ka mundësi të ndërmarrë hapa konkretë me kontingjente ndihmash të ndryshme, për tua zbutur sado pak gjendje”, u shpreh deputetja.
 
Sipas saj 16 vite më parë ato shtëpi ishin të mbushura plotë me kosovar të dëbuar nga vatrat e tyre.
 
“Kjo na jep një përgjegjësi shtesë që ne të veprojmë konkretisht dhe sa më shpejt”, theksoi Demi Murtezaj.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit