Tragjedia e djeshme në Mesdhe ku fundosja e një anijeje shkaktoi humbjen e jetëve të rreth 700 emigrantëve afrikanë na rikujtoin tragjedinë e Otrantos në mars 1997 si edhe shumë të tjera të ngjashme që populli ynë ka përjetuar gjatë këtyre dy dekadave të fundit.
Megjithatë, ka edhe të tjerë që jo vetëm nuk ndjejnë aspak faj për tragjedinë shqiptare, të shkaktuar nga anija luftarake “Sibilla” por e përdorin atë si shembull të mirë për t’ju përgjigjur flukseve të emigrantëve nga Afrika, transmeton Albeu.com.
Një prej tyre është Daniela Santanche, deputetja e Forza Italia, dhe krahu i djathë i Silvio Berluskonit, ka deklaruar mëngjesin e sotëm për televizionin SKY TG24 se Italia duhet të fillojë të aplikojë një strategji vetëmbrojtëse, duke bërë të mundur mbytjen e gomoneve me emigrantë duke mos lejuar nisjen e tyre nga bregu, ashtu siç bëri me shqiptarët!
Ajo gjithashtu deklaroi se nuk ka zgjidhje të tjera, më mirë një akt lufte, se sa një luftë e humbur.
Por pavarësisht deklaratës së deputetes, marina italiane nuk ka ardhur asnjëherë të mbysë anije në Shqipëri për të parandaluar nisjen nga deti. I vetmi rast i njohur publikisht kur italianët kanë mbytur anije shqiptare gjatë këtyre 25 viteve të fundit është ai i marsit 1997 ku humbën jetën rreth 100 burra, gra edhe fëmijë për shkak të përplasjes me dashje nga anija luftarake italiane “Sibilla”.
Ajo ose bën lojë fjalësh ose nuk është në dijeni të fakteve, por një shembull i tillë është i dhimbshëm për shqiptarët.