0.9 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Deputeti i Luginës së Preshevës me mandat rotativ

Më të lexuarat

Përfaqësuesit e katër partive shqiptare në Luginën e Preshevës kanë arritur marrëveshje që të ndajnë mandatin e deputetit në Parlamentin e Serbisë, nëse arrijnë të fitojnë një mandat në zgjedhjet parlamentare të 6 majit.

Marrëveshja parasheh që ndërrimi i vendit të deputetit të bëhet me rotacion, dhe se secili përfaqësues apo lider i partive të shijojë një vit të mandatit të deputetit në Parlamentin serb, informon INA.

Marrëveshja është arritur midis Partisë për Veprim Demokratik (PVD) të Riza Halimit, Lëvizjes së Progresit Demokratik (LPD) të Jonuz Musliut, UDSH-së dhe BDL-së, të cilat konfirmojnë participimin në zgjedhjet parlamentare

Marrëveshja për ndërrimin e mandatit e ka konfirmuar edhe deputeti i deritanishëm nga radhët e PVD-së, Riza Halimi./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit