-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Deputeti francez këshillon qeverinë shqiptare: Dëgjojeni popullin…

Më të lexuarat

“Qeveria duhet të dëgjojë studentët në protestë”, kjo është këshilla e deputetit francez Joakim Son Forget. Ai ishte në Tiranë dhe Top Channel e ka intervistuar.

Deputeti francez komenton edhe protestat në vendin e tij si dhe çështjen e azilkërkuesve shqiptarë.
Komentet e tij vijnë pasi protesta masive e studentëve ka hyrë në ditën e 4-t të saj, ditë e cila përkon edhe me 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë që kujton lëvizjen studentore të 28 viteve më parë që solli edhe rrëzimin e pushtetit komunist.

Mbledhja e studentëve ka nisur para ambienteve të Korpusit Universitar, e më pas me pankarta në duar ata kanë marshuar drejt Ministrisë së Arsimit.

“U bëjmë thirrje të gjithë studentëve të Tiranës, gjithë gjimnazistëve, qytetarëve të Tiranës të bashkohen tek ne”, u shprehën ata një ditë më parë duke kërkuar nga politika të qëndrojë larg tyre.

Ndërkohë që për të tretën ditë me radhë studentët e Universitetit të Shkodrës Luigj Gurakuqi kanë vijuar protestën. Ndonëse në kushte atmosferike të rënduara dhe me reshje shiu të vazhdueshme ato vijuan të protestonin në sheshin “2 Prilli”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit