1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Deputeti Ahmeti: Kjo klasë politike po e rrezikon tolerancën fetare në kosovë

Më të lexuarat

Deputeti i pavarur Kuvendit të Kosovës, që u zgjodh në këtë pozitë duke qen anëtarë i Partisë së Drejtësisë (PD) thotë që klasa politike aktuale e vendit po e rrezikon tolerancën fetare në Kosovë.

“Ne shpesh i dëgjojmë politikanët tanë duke u mburrur para ndërkombëtarëve me këtë vlerë të madhe të popullit tonë, sikur të ishte meritë e tyre. Përkundrazi, konsideroj se pikërisht kjo elitë politike e cila nuk po ndryshon tash e 13 vite, janë duke u bërë shkaktar për të prishur këtë vlerë dhe harmoni ndërmjet besimeve”, thotë Ahmeti në një shkrim autorial të tij.

Ai duke elaboruar ndalimin e bartje së shamisë islame nëpër shkollat publik, dhe përjashtimin e femrave të mbuluar,a krahason Kosovën me rajonin Xinjiang të Kinës dhe represionin dhe persekutimin e shtetit komunist Kinez kundër myslimanëve dhe respektimin lirive fetare në Evropë.

“Besoj se do të pajtohemi të gjithë se në rastin e parë Kosova do të qëndrojë pak më mirë se Kina, ndërsa në rastin e dytë, atëherë Kosova do të skualifikohej fare, sepse ajo qëndron shumë larg nga vendet e BE-së sa i përket lirive fetare dhe manifestimit të besimit publikisht, lirshëm dhe pa asnjë pengesë”, thotë Ahemti në këtë shkrim.

Amir Ahmeti është drejtues i Komisionit për Liritë Fetare, i themeluar nga Kryeministri Hashim Thaçi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit