Deputetët e Kuvendit të Kosovës po marrin pjesë në Konferencën Globale Parlamentare ne Washington, të organizuar nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, mirëpo siç po shihet, nuk janë dhe aq të interesuat t’i përcjellin edhe aq punimet e kësaj konference.
Deputetë nga partitë pozitë e opozitë, Xhevahire Izmaku nga PDK’ja, Doruntinë Maloku nga LDK’ja, Arben Gashi nga LDK’ja, Fisnik Ismaili nga VV’ja, Safete Hadërgjonaj nga PDK’ja, sipas kësaj fotografie që u shkrep në konferencë, shihet se nuk janë dhe aq të interesuat t’i përcjellin punimet, derisa shihet një pjesëmarrës duke mbajtur fjalim.
Në këtë konferencë po marrin pjesë 90 vende të botës, pjesë e së cilës është edhe Kosova me deputetët të cilët “s’kanë interes” për zhvillimet e konferencës.
“Lëshoni celularët o deputetët e Kosovës se me taksa të qytetarëve të varfër keni ardhë në SHBA për me msu najsen”, shkruan në fotografi.
Kjo fotografi është publikuar nga asamblisti i Drenasit, Xhavit Drenori në Facebook.