-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Deputetët insistojnë në pension suplementar e të parakohshëm

Më të lexuarat

Anëtarët e Nënkomisionit për mandate dhe imunitete kanë vendosur që gjatë janarit t’i drejtohen Ministrisë së Financave, me kërkesën që ta llogarisë koston e Ligjit të ri për deputetë.
Me përjashtim të deputetes së “Vetëvendosjes”, Albulena Haxhiu, të tjerët kanë insistuar që deputetëve t’u njihet e drejta për pension të parakohshëm, në moshën 60- vjeçare, njofton “Koha Ditore”.

Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar një nen të ngjashëm, me arsyetimin se “pensioni suplementar”, kishte tipare që më shumë ngjanin si një dhuratë suplementare pas punësimit, sesa si një pension suplementar tradicional.

Pavarësisht nga kjo, në Draftligjin e ri që tashmë është kompletuar, për deputetin që ka ushtruar vetëm një mandat është paraparë pension në lartësi prej 30% të pagës bazë që merr deputeti. Aktualisht, paga e një deputeti, pa shtesa, është 1480 euro. 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit