1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Deputetet dhe gratë suedeze vendosin mbulesën për të protestuar racizmin antiislam

Më të lexuarat

Dhjetra gra suedeze të besimeve të ndryshme kanë postuar fotografi në internet, në të cilat ato kanë dalë të mbuluara me mbulesë islame (hixhab).
Në këtë mënyrë ato shprehën solidaritetin e vet me një grua myslimane e cila u sulmua në Stokholm, gjatë kohës që ajo po ecte në rrugë e veshur me këtë veshje islame. Një sulmues i panjohur i grisi mbulesën dhe i përplasi kokën për një veturë një gruaje muslimane e cila ishte edhe shtatzënë. Policia dhe dëshmitarët dëgjuan edhe britmat dhe fyerjet raciste të sulmuesit dhe e kuptuan qartë se sulmi kishte të bëntë vetëm për shkak të religjionit të gruas. Kjo ngjarje shokoi vendin dhe për këtë shumë gra suedeze përfshi edhe dy deputetet Asa Romson and Veronica Palm, dhe moderatorja e  Televizionit Gina Dirawi ju bashkuan reagimit kundër këtij fashizmi.  
Ndër pjesëmarrësit e shumtë të kësaj fushate, të quajtur nga gazetat “protestë me ferexhe” – dy deputete të Parlamentit të Suedisë, të cilat i vunë vetës si qëllim të tërheqin vëmendjen e publikut ndaj problemit aktual,  diskriminimit të gruas muslimane si pasoje e fashizmit anti-islam dhe neglizhences qe ka qeveria kundrejt ketij fenomeni.

Por në reagimin e saj edhe Ministria e Drejtesisë së shtetit suedez Beatrice Ask tha që sulmet e tilla duhet të merren shumë seriozisht dhe pritet që edhe ajo t’i bashkohet protestës. 

Reagimi përfshin protesta publike dhe ato përmes rrjeteve sociale. #‎hijabuppropet‬ (hijab outcry)/kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit