1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Deputetët bëhen bashkë pro Zhitit, dhe kundër Kishës dhe…Sandrit

Më të lexuarat

Nuk ndodh shpesh që deputetët e PD-së dhe PS-së të bien në një mendje.

 

Kjo gjë ka ndodhur në rastin e Visar Zhitit.

 

Gjatë dëgjimit të kandidaturës së tij në Komisionin e Jashtëm, Jozefina Topalli ka thënë se është krenare për emrin e Zhitit.

 

Namik Dokle u shpreh se Zhiti është një kandidaturë e kompletuar dhe serioze.

 

Ndërsa Ben Blushi është kapur me Kishën Katolike, duke thënë se ajo nuk mund të na imponohet.

 

“Kam parë se Zhiti është paragjykuar për shkak të besimit mysliman. Besimi nuk mund të jetë një kriter për një ambasador. Këtë nuk na e imponon askush,” tha Blushi, duke kërkuar që Zhiti të votohet me unanimitet.

 

Por, ata nuk kanë përmendur Bujar Nishanin, që është kundër kandidaturës së Zhitit, dhe Aleksandër Frangajn, që qendron pas refuzimit të Nishanit./

 

Kisha Katolike ka dalë kundër propozimit të kryeministrit Edi Rama, që Visar Zhiti të emërohet ambasador në Vatikan. Sipas Kishës, s’mund të caktohet ambasador në Vatikan, një mysliman.

“Kisha Katolike nuk ka asgjë personale me Visar Zhitin.

 

Ai është një person me integritet. Por nuk mund ta bëjë detyrën e ambasadorit në Vatikan një mysliman, edhe pse zoti Zhiti është i moderuar, një shkrimtar, poet e përkthyes i poezive të Papa Vojtilës dhe që ka marrëdhënie të mira me komunitetin katolik në Shqipëri.

Duhet caktuar një katolik ambasador, pasi kur organizohen ceremony nga Vatikani, edhe pse mund të ftohet edhe ambasadorët, ka shumë rite liturgjike dhe fetare”, thotë për “GSH”sekretari i Përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvnore, George Frendo./b.l

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit