1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Deputetët 25 mijë euro në vit, paga mesatare në Kosovë 250 euro

Më të lexuarat

Përveç pagës mujore rreth 1500 euro, benificioneve të shumta që gëzojnë deputetët e Parlamentit të Kosovës për udhëtime zyrtare, vetura, e çka jo tjetër, ata paguhen hiç më pak se 25 mijë euro brenda një viti. Paga bazë e një deputeti të Kuvendit të Kosovës pa e llogaritur punën në komisione arrin në 1 mijë e 488 euro, ndërkohë që paga mesatare në Kosovë është 250 euro.

Luksin që gëzojnë parlamentarët e Kosovës, në shtetin më të varfër në Evropë nuk e gëzojnë as kolegët e tyre nga Britania e Madhe të cilët nuk marrin më shumë se dy? shin e pagës mesatare, por as ata nga vendet e rajonit (Maqedonia, Shqipëria), të cilët paguhen me trefishin e pagës mesatare, raporton ”Zëri”.

Edhe pse ka shumë prej tyre të cilët nuk mbahen mend të kenë hapur gojën ndonjë herë në foltoren e Kuvendit të Kosovës, ata sërish paguhen tetë herë më shumë sesa paga mesatare në Kosovë. Përveç pagës bazë, punës në komisione, mbushjeve të telefonave me nga 30 euro në muaj, secili deputet merr edhe nga 5 euro tjera për çdo ditë punë, por edhe kompensohen për shpenzimet e rrugës.

Nëse një deputet udhëton 30 kilometra për të ardhur në Parlament, ai kompensohet me 10 euro, derisa ata të 60 kilometrave me nga 20 euro, kurse ata që kalojnë mbi 60 kilometra paguhen me nga 30 euro. Në anën tjetër, edhe kryetari i Kuvendit merr 2 mijë e 325 euro pagë mujore, dhe nga 500 euro kompensohet për drejtimin e seancave, plus edhe nga 5 euro tjera shtesë për çdo ditë pune, derisa nënkryetarët paguhen me nga 2 mijë euro, plus 400 të tjera shtesë. Madje, vetë deputetët pranojnë se shumica prej tyre nuk i kanë hak pagat që marrin./LF

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit