1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Departamenti shtetit: “Kryeministri Rama, as me SHBA, as me popullin”

Më të lexuarat

Washnington DC- I zhgënjyer sekretari amerikan i shtetit, John Kerry siguroi se vendimi i Shqipërisë, për t’i thënë jo shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë, nuk do të ngadalësojë procesin dhe gjithçka do të përmbyllet brenda afateve të përcaktuara. Sekretari Kerry theksoi se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët po shqyrtojnë dy mundësi të tjera pas Shqipërisë, por pa i specifikuar ato. Ai siguroi se SHBA do të gjejë partnerë më serioz se qeveria shqiptare. Kryeministri Rama i cili mori mbështetjen e qeverisë amerikane në zgjedhjet e fundit ka treguar dobësinë e tij si kryetar i një qeverie të sapo votuar duke mos mbështetur as interesat amerikane por as ato kombëtare”.

“Procesi vijon sipas programit. Një shtet mund të mos pranojë hyrjen e armëve kimike në territorin e tij, por kjo nuk do të thotë se s’kemi alternativa të tjera. Në fakt, në mënyre aktive po ndjekim dy alternativa të tjera që na garantojnë aftësinë e plotë për të shkatërruar dhe për të përmbushur afatet”,- deklaroi Kerry.

Sipas ekspertëve, SHBA po mendojnë të përdorin impiantet që disponon Libia, ose të realizohet procesi i shkatërrimit në territorin e Sirisë, duke parashikuar të gjitha masat e nevojshme të sigurisë. Pjesa e armëve më të rrezikshme, që sipas të dhënave është pjesa më e vogël, mund të shkatërrohet kur situata në Siri të jetë disi më e qetë.

Mbështetur mbi planin e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike duhet të shkatërroheshin 1300 tonë lëndë dhe agjentë kimikë deri në fund të vitit 2014.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit