0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Denoncim online korrupsionit në shëndetësi, faqja jo gati

Më të lexuarat

TIRANË- Për të gjithë qytetarët, të cilët do të donin të denonconin një rast korruptiv apo mungesë etike në sistemin shëndetësor, do të vihej në dispocion nga Ministria e Shëndetësisë, një numër telefoni falas. Gjithashtu, do të lihej edhe një hapësirë e veçantë në faqen online të kësaj ministrie. Për t’u bërë i mundur ky shërbim, faqja zyrtare e ministrisë do të ndërronte pamje dhe në një vend tejet të dukshëm do të pasqyrohej numri ku mund të denoncoheshin rastet korruptive, si dhe hapësira online. Kjo nismë u lançua para dy javësh nga ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, i cili shprehu edhe vendosmërinë për luftën ndaj sjelljeve jo etike të personelit shëndetësor. Gjithashtu, Tavo u shpreh se ky shërbim do të ishte në dispozicion të qytetarëve, duke filluar që nga java e ardhshme, por edhe pse kanë kaluar plot dy javë, faqja zyrtare e Ministrisë së Shëndetësisë www. moh.gov. al ka po të njëjtën pamje si më përpara. Në dispozicion të medias u vu edhe shfaqja e re që do të merrte kjo faqe, e që deri më tani mund të shihet vetëm nga shembulli i dhënë. Kjo, pasi gjatë klikimeve vazhdon të shfaqet sërish e njëjta faqe “e vjetër” si më parë.

NUMRI
Në dispozicion të qytetarëve do të vihej edhe numri pa pagesë 0800800800. Siç mund të shihet edhe në pamjen e re që pritet të ketë faqja zyrtare e Ministrisë së Shëndetësisë, ai ndodhet në të djathtë të faqes, lehtësisht i dallueshëm nga çdo vizitor i faqes. Por sot (dje), nëse telefonon në këtë numri,
mbrapa tij nuk përgjigjet asnjë specialist, për të qenë i gatshëm të marrë denoncimin përkatës. Përgjigjet thjesht një sekretari telefonike, e cila të sqaron se numri të cilit i ke telefonuar nuk ekziston.bw/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit